Sunday, January 6, 2013

Dhjetë vjet burg hakerit që publikoi fotot e Scarlettit

f.1219171422342_m[1]
Hakeri që depërtoi në kompjuterët e Scarlett Johansson, Mila Kunis, Christina Aguilera e shumë femrave të tjera, është dënuar me dhjetë vjet burg.

 Një gjykatë në SHBA e ka dënuar Christopher Chaneyn për shkak të ‘hyrjes’ në kompjuterët e femrave të njohura, vjedhjen e fotografive private të tyre dhe shpërndarjen e paautorizuar në internet. Veç kësaj, hakeri do t’u paguajë edhe 76.000 dollarë dëmshpërblim viktimave të tij.

 Vëmendje më të madhe në këtë rast ka tërhequr publikimi i fotografive të Scarlett Johanson, ku aktorja shfaqej e zhveshur, e të cilat i kishte fotografuar për t’ia dërguar burrit të atëhershëm, Ryan Reynolds. Chaney e ka pranuar më herët fajin, ndërsa kishte rrezikuar 121 vjet burg nëse shpallej fajtor në të gjitha akuzat (26 sosh).

Përveç, personaliteteve të njohura, viktima të tij kanë qenë edhe femra të cilat i ka njohur personalisht.

Skandali i Tunes ne “X Factor” me “vibrator” (video)

altuna-sejdiu-0060-xfactor[1]
Kengetarja Tuna, e cila cilesohet si nje vajze mjaft e talentuar ne fushen e muzikes, eshte poashtu nje personalitet qe mban vemendjen e fansave dhe mediave ne fokus, me skandale dhe batuta te njepasnjeshme. Viti 2012 mesiguri qe do te mbahet mend per videon e saj provokative “I asaj” por edhe rrjeti i saj social
qe eshte shnderruar ne nje kend i te papriturave dhe postimeve bizare dhe jo te balancuara mire per mentalitetin sot, por qe megjithate shpesh shihen si mjaft interesante dhe argetuese.Tuna, si gjyqtare ne “X Factor”, nuk e ka leshuar mundesine, per te krijuar paksa turbullira edhe ne kete shou shume te popullarizuar, qofte me (zh)veshje seksi, qofte me batuta te natyres seksuale: “Falimnderit gjithe miqeve qe mua po me shkruajne ne keto momente ne telefon, sepse e kam me vete ketu ne karrige dhe po komplementojne per te gjithe konkurrentet sonte. Mundesisht, mos e beni kete tani sepse e kam vene telefonin ne vibrim dhe ne vend shume te papershtatshem (qesh)… falemnderit shume!”, ka qene batuta e mbremjes nga mentorja Altuna gjate performances se Egzones ne “X Factor”. /Albavipnews/

3 reçeta për një gjoks të bukur

3_receta_per_nje_gjoks_te_buku-300x159[1]
1 — Në një litër ujë hidhni disa lule livando, hithra, kamomil dhe i lini ashtu një natë.Të nesërmen me ujin e aromatizuar bëni masazh.
2 — Merrni pak vaj bajamesh kamomil dhe pak livando…Një masazh me këtë përzierje sjell rezultate të larta.
3 — Shtypni një mollë së bashku me lekurën dhe vendoseni mbi gjoks për 10 minuta.

Saturday, January 5, 2013

Dhia që e priti trenin



Shpeshherë ndodh që kafshët të përfshihen në situata qesharake, ndërsa në një stacion në Zvicër është fotografuar një dhi duke “pritur” trenin. 

Punëtorët në stacionin hekurudhor ishin habitur kur e kanë vërejtur dhinë duke qëndruar e qetë në stacion. Ajo nuk ishte frikësuar aspak kur i ka parë, sikur të ishte një ‘pasagjere’ e rregullt.

 “Nuk e dimë si ka shkuar në stacion, por tani gjendet në fermë, në vend të sigurt”, ka thënë një zëdhënës policie. Dhia është dërguar te pronari falë një çipi që e ka pasur nën lëkurë.

“Arrestohet” macja për kontrabandë në burg

Foto: Reuters

Rojet e burgut në qytetin Arapiraca të Brazilit e kanë kapur një mace, e cila kishte hyrë në burg “për të bërë kontrabandë”. 

BBC raporton se në trupin e maces ishin ngjitur gjësende të dedikuara për të burgosurit – mes tyre, një telefon celular, mbushës dhe dëgjuese.



 “Është vështirë të mësohet se kush është përgjegjës, pasi që macja nuk flet”, ka deklaruar zëdhënësi i burgut. Policia ka thënë se të gjithë të burgosurit janë të dyshuar për këtë akt kontrabande dhe se gjësendet kanë mundur të përdoren për arratisje ose komunikim me kriminelët jashtë burgut.

E dashura e Pirro Çakos, 27 vjet më e re se ai

Pirro Çako
Kantautori shqiptar, Pirro Çako, është në lidhje me 21-vjeçaren nga Shkodra, të quajtur Sisi Ujka. 

“Po, Pirro është zemra ime!”, ka konfirmuar për Panorama, vajza që është 27 vite më e re se këngëtari. Sisi nuk ka asnjë lidhje me artin, ajo është e diplomuar për Shkenca Politike në Tiranë, ndërsa thuhet se kënga “Ashensor” i është kushtuar pikërisht asaj.

 Ajo ka thënë se dhurata që dëshiron për vitin 2013, është një fëmijë me Pirro Çakon.

Në librin e Zhakut: Dialogët intimë me Florin, Kastron e Shkëndijen

Zhaku

Inida Gjata, e njohur me emrin artistik Zhaku, ka vendosur që në një autobiografi të publikojë bisedat private me Flori Mumajesin, Dr. Florin, Kastro Zizon, Albana Osmanin, Shkëndije Mujajn dhe personalitete tjera të njohura. 

Pas pjesëmarrjes në “VIP Shpija”, siç transmeton Panorama Plus, duket se 30-vjeçarja e ka ndier veten si “ajo gota që pasi mbushet mirë, fillon e derdhet”, andaj ka vendosur t’ia dedikojë një libër vetes, ku pasqyrohet gjysma e jetës së saj dhe përplasja me njerëzit e tjerë.

 Autobiografia Zhakut titullohet “Trimnika”, ku ajo si personazhi kryesor, e vetëquajtur në libër Nika (Trimëreshë), të “shërbejë” si një libër i hapur për të gjithë ata që e duan dhe ata që e kanë inat, për miqtë që tashmë i ka armiq të përbetuar, si edhe personat që janë në rrethin e medias televizive dhe artistëve.