Friday, January 4, 2013

Sulmohet Naomi Campbell

Naomi Campbell
Supermodelja Naomi Campbell ka pësuar një dëmtim në ligamente pasi ishte sulmuar dhe plaçkitur në Paris të Francës.

Supermodelja britanike së fundmi ishte lënduar në këmbë në mënyrë të mistershme dhe tani mësohet se ajo është plaçkitur nga një grup plaçkitësish teksa po priste taksin në kryeqytetin francez. “Ishte e tmerrshme. Naomi beson se dhunuesi ishte duke e ndjekur atë dhe priti momentin e duhur për ta sulmuar kur ishte e vetmuar. Ajo u sulmua në rrugë teksa po priste taksin dhe madje edhe i janë marrë gjërat që kishte me vete”.

 “Ajo ishte lënduar edhe më shumë në këmbëve dhe është shtyrë për toke dhunshëm. Ajo është shokuar”, ka thënë një burim. Nuk dihet ende se se çfarë i është marrë asaj, por ajo është parë duke u larguar nga vendi i ngjarjes në karocë invalidore dhe me aeroplan privat është kthyer në Amerikë ku e ka pritur i dashuri multimilioner, Vladimir Doronin, i cili shtoi masat e sigurisë për supermodelen.

0 comments:

Post a Comment