
Inida Gjata, e njohur me emrin artistik Zhaku, ka vendosur që në një autobiografi të publikojë bisedat private me Flori Mumajesin, Dr. Florin, Kastro Zizon, Albana Osmanin, Shkëndije Mujajn dhe personalitete tjera të njohura.
Pas pjesëmarrjes në “VIP Shpija”, siç transmeton Panorama Plus, duket se 30-vjeçarja e ka ndier veten si “ajo gota që pasi mbushet mirë, fillon e derdhet”, andaj ka vendosur t’ia dedikojë një libër vetes, ku pasqyrohet gjysma e jetës së saj dhe përplasja me njerëzit e tjerë.
Autobiografia Zhakut titullohet “Trimnika”, ku ajo si personazhi kryesor, e vetëquajtur në libër Nika (Trimëreshë), të “shërbejë” si një libër i hapur për të gjithë ata që e duan dhe ata që e kanë inat, për miqtë që tashmë i ka armiq të përbetuar, si edhe personat që janë në rrethin e medias televizive dhe artistëve.
Saturday, January 5, 2013
Në librin e Zhakut: Dialogët intimë me Florin, Kastron e Shkëndijen
1:33 PM
No comments



0 comments:
Post a Comment