Saturday, January 5, 2013

“Arrestohet” macja për kontrabandë në burg

Foto: Reuters

Rojet e burgut në qytetin Arapiraca të Brazilit e kanë kapur një mace, e cila kishte hyrë në burg “për të bërë kontrabandë”. 

BBC raporton se në trupin e maces ishin ngjitur gjësende të dedikuara për të burgosurit – mes tyre, një telefon celular, mbushës dhe dëgjuese.



 “Është vështirë të mësohet se kush është përgjegjës, pasi që macja nuk flet”, ka deklaruar zëdhënësi i burgut. Policia ka thënë se të gjithë të burgosurit janë të dyshuar për këtë akt kontrabande dhe se gjësendet kanë mundur të përdoren për arratisje ose komunikim me kriminelët jashtë burgut.

0 comments:

Post a Comment