Friday, January 4, 2013

Kim të fitojë 16 milionë nga shtatzënia?

Kim Kardashian dhe Kanye West
Shtatzënia e Kim Kardashian do t’i sjellë asaj të ardhura në vlerën e 16 milionë dollarëve, shkruajnë mediat amerikane. 

Ylli televiziv, e cila është duke pritur fëmijën e saj të parë me të dashurin Kanye West, tashmë thuhet se është në biseda me bosët e televizionit për të xhiruar gjithçka që ka të bëjë me shtatzëninë e saj, si edhe të bëhet fytyrë e shumë produkteve për shtatzëna dhe foshnja.

“Kim është në biseda me ekzekutivë televiziv për të xhiruar çdo gjë deri në lindje – skanimet, vizitat në spital, gjithçka. Ajo mund të fitojë 16 milionë dollarë vetëm nga shtatzënia”.

“Ajo tashmë është e bombarduar me tonelata të marrëveshjeve të mundshme për të promovuar produktet prindërore”, ka thënë burimi.

0 comments:

Post a Comment