Thursday, December 27, 2012

Vajza më e gjatë në botë gjen të dashur (Foto)

Foto: The Sun
Vajza më e gjatë në botë, Elisany da Cruz Silva, ka gjetur të dashur, ndërsa çiftit nuk i pengon aspak që diferenca në gjatësinë e tyre është 40 centimetra. 17-vjeçarja, e cila është mbi dy metra e gjatë, është dashuruar në 22-vjeçarin Francinaldo da Silva Carvalho, i cili është diçka më i gjatë se 1.6 metra. “Më ka tërhequr karakteri i tij, mënyra si sillet me njerëzit, por edhe ndaj meje. Problemi i vetëm është se kur dalim dhe kapemi për dore, duket sikur ai është vëllai im i vogël ose djali”, ka thënë Elisany. Çrregullimi në rritje i brazilianes ka ardhur si pasojë e një tumori në hipofizë, ku prodhohet hormoni që kontrollon rritjen.

0 comments:

Post a Comment