![f.1219171422342_m[1]](http://infobota.com/wp-content/uploads/2012/12/f.1219171422342_m1-150x150.jpg)
Hakeri që depërtoi në kompjuterët e Scarlett Johansson, Mila Kunis, Christina Aguilera e shumë femrave të tjera, është dënuar me dhjetë vjet burg.
Një gjykatë në SHBA e ka dënuar Christopher Chaneyn për shkak të ‘hyrjes’ në kompjuterët e femrave të njohura, vjedhjen e fotografive private të tyre dhe shpërndarjen e paautorizuar në internet. Veç kësaj, hakeri do t’u paguajë edhe 76.000 dollarë dëmshpërblim viktimave të tij.
Vëmendje më të madhe në këtë rast ka tërhequr publikimi i fotografive të Scarlett Johanson, ku aktorja shfaqej e zhveshur, e të cilat i kishte fotografuar për t’ia dërguar burrit të atëhershëm, Ryan Reynolds. Chaney e ka pranuar më herët fajin, ndërsa kishte rrezikuar 121 vjet burg nëse shpallej fajtor në të gjitha akuzat (26 sosh).
Përveç, personaliteteve të njohura, viktima të tij kanë qenë edhe femra të cilat i ka njohur personalisht.
![altuna-sejdiu-0060-xfactor[1]](http://infobota.com/wp-content/uploads/2013/01/altuna-sejdiu-0060-xfactor1-150x150.jpg)
![3_receta_per_nje_gjoks_te_buku-300x159[1]](http://infobota.com/wp-content/uploads/2012/12/3_receta_per_nje_gjoks_te_buku-300x1591-150x150.jpg)














