Shtresa e akullit në perëndim të Antarktidës po ngrohet dy herë më shpejt nga sa mendohej deri tani.
Shkencëtaret amerikane kane gjetur provat e para te ngrohjes mbi normalen gjate muajve te verës ne hemisferën jugore dhe shqetësohen se shkrirja e akullit si rezultat i temperaturave te larta, mund te çoje ne rritjen e nivelit te detit.
Studimi i tyre është publikuar ne revistën \'Nature Geoscience\'. Ai mbështetet ne te dhënat e marra nga stacioni Byrd, i ngritur nga Shtetet e Bashkuara ne mesin e viteve 50` ne qendër te shtresës se akullt ne Antarktidën perëndimorë. Me pare ka qene e pamundur nxjerrja e konkluzioneve nga te dhënat e Byrd-it sepse nuk ishin te plota.
Por tani, për te plotësuar informacionet qe mungonin, u përdor një model kompjuterik i atmosferës dhe një metode numerike. rezultatet treguan rritje te temperaturës vjetor me 2,4 grade celsius ne harkun kohor te viteve 1958-2010. Ky është sinjali me i fuqishëm i ngrohjes se Tokës, thotë Andreë Monaghan i Institutit Kombëtar Amerikan për kërkimet atmosferike, njëkohësisht bashkautor i studimit.
Për here te pare arritëm te vërtetojmë se ka pasur ngrohje me te madhe se normalja gjate këtij sezoni veror. rritja e temperaturave sipas eksperteve, është pasoje e ndryshimit te erërave dhe rrymave ne Oqeanin Paqësor, por nuk e thonë dot me saktësi nëse shkaktar i një situate te tille është aktiviteti njerëzor.
Monday, December 24, 2012
Antarktida po shkrihet
10:56 AM
No comments



0 comments:
Post a Comment