Monday, December 24, 2012

Rita Ora, akuzohet për aferë me Jonah Hill

Mediet e huaja shkruajnë se këngëtarja kosovare Rita Ora e ka tradhtuar ish- të dashurin e saj Robert Kardashian, me aktorin Jonah Hill. Ylli 22-vjeçe e hitit \'How We Do\', e cila në fillim të këtij muaji ishte ndarë me yllin e shout \'Keeping Up With The Kardashians\', ku më pas ai publikisht e kishte akuzuar këngëtaren se ka qenë jobesnike ndaj tij, dyshohet se ka kaluar një natë pasiononte me aktorin 29-vjeç të serisë “21 Jump Street\', derisa ende ishte në lidhje me Robin. “Rita ka kaluar një natë të nxehtë me Johah gjatë një udhëtimi në Nju Jork”, i ka thënë një burim revistës ‘USMagazine’. Këngëtarja e popullarizuar raportohet se e ka takuar Jonah-un në një klub nate dhe më pas kishin shkuar bashkë në shtëpi, por Roberti shumë shpejt e kishte marrë vesh. Në mesazhet tani më të fshira në llogarinë e tij në Twitter, Rob me zemërim e ka akuzuar ish- të dashurën e tij, me të cilën ishte në lidhje për më shumë se një muaj, se e ka tradhtuar vazhdimisht me meshkuj të tjerë. \'\'Ajo (Rita) më ka tradhtuar me gati 20 meshkuj derisa ishim së bashku dhe e pyes veten se me sa të tjerë do të flejë tani që ne jemi ndarë. Unë them se ishin 20. Nuk e di se si një femër e cila është aq e zënë duke u munduar të startojë karrierën, të ketë kohë të lidhet me aq shumë meshkuj, derisa është në një lidhje serioze?”, kishte shkruar ai në Twitter, transmeton Yllprerss. Më pas ai kishte vazhduar: “Jam i neveritur që një femër mund t’ia falë trupin më shumë se 20 meshkujve në më pak se një vit, ndërsa mundohet të fillojë një karrierë”. Për ndarjen e çiftit ishte fajësuar orari i ngjeshur i Ritës dhe stili i ndryshuar i jetës së saj. Rita ndaj të gjitha këtyre akuzave nuk kishte reaguar fare, duke i pranuar si në heshtje të gjitha ato.

0 comments:

Post a Comment