Leo Messi ka nisur pushimet e fundvitit në Rosario, qytetin e tij të lindjes, ku do të qëndrojë deri më 2 janar, ditën kur do të kthehet në Barcelonë për të rifilluar përgatitjet me ekipin katalanas në prag të pjesës së dytë të sezonit futbollistik.
Sulmuesi është fotografuar në Argjentinë, i shoqëruar nga e fejuara e tij Antonela dhe nga i biri Thiago, i cili për herë të parë gjendet në vendlindjen e të atit.
“Gjendem në Rozario me të gjithë familjen e plotë. Babai im erdhi të më presë në aeroport. Kisha pak mall për qytetin tim të fëmijërisë, por tani ndihem i lumtur”, ka shkruar argjentinasi në profilin e tij në rrjetin Weibo.
Monday, December 24, 2012
Messi në vendlindje me të birin për festa
10:52 AM
No comments



0 comments:
Post a Comment