Thursday, December 27, 2012

Me biçikletë drejt polit të Jugut


Festat nuk do të ishin interesante për Eric Larsen, nëse nuk do t’i kalonte në tendë në temperatura shumë të ulëta. Derisa festoi për të katërtin vit radhazi në Antarktik, ai është në përpjekje të bëhet njeriu i parë që e ka vozitur biçikletën për 1.200 kilometra – nga gjiri detar Hercules deri te poli i Jugut. Aventurën e tij e quan “Vozitja me biçikletë drejt jugut”, ndërsa kjo është ekspedita e parë që kur u bë baba dhe për herë të parë udhëton vetëm. Nëse gjithçka shkon sipas planit, ai do të arrijë që edhe rrugën e kthimit ta bëjë me biçikletë. 41-vjeçari arrin të kalojë rreth 40 kilometra secilën ditë (nga ora 9:00 deri në orën 18:30) dhe shpreson ta përfundojë në kohë udhëtimin e tij. Ky nuk do të jetë rekordi i parë për të. Larsen në vitin 2006 bëri ekspeditën e parë verore në polin e Veriut me lundër nëpër det, ndërsa në vitet 2009 dhe 2010 shkoi me ski edhe në polin e Jugut edhe në atë të Veriut.

0 comments:

Post a Comment