Thursday, December 27, 2012

Bleona Qereti, tani zyrtarisht aktore (foto)


Këngëtarja Bleona Qereti e cila synon karrierë edhe në kinematografi, tani dhe zyrtarisht është paraqitur si aktore në faqen IMDb.com që njihet si burimi më i njohur dhe më autoritativ në botë për film, televizion dhe celebritete.Bleona është prezantuar në këtë faqe me një biografi të shkurtër dhe me një set fotografik të përbërë nga 32 imazhe impresionuese të saj, në mesin e të cilave edhe disa nudo. Siç është shkruar më parë, angazhimi i saj i parë kinematografik e sjell atë në rolin e Lunes në serialin televiziv ‘True Justice’ përkrah aktorit të njohur amerikan Steven Seagal. Seriali në sezonin e dytë, ku luan Bleona, ka filluar transmetimet në muajin nëntor në kanalin me pagesë Reelz.

0 comments:

Post a Comment