Thursday, December 27, 2012

Whitney Houston është vrarë nga shpërndarësit e drogës

Këngëtarja Whitney Houston është vrarë nga shpërndarësit e drogës për një borxh të madh, prej 1.5 milion dollarësh.
Këtë gjë e kanë dëshmuar provat e reja, ku njëri nga hulumtuesit privat të hollivudit, Paul Huebl, i cili ka dërguar materialin e tij në FBI-i, ka bërë me dije se vrasësit e superyllit shihen në një material video të cilin ai e ka siguruar.

‘Unë kam evidenca të cilat tregojnë se Whitney ka qënë viktimë e dilerëve të mëdhenj të drogës të cilët kanë dërguar në dhomën e saj banditë për shkak të borxhit që ajo u kishte atyre’, ka thënë ai për ‘National Enquirer’.

Një ditë para së te vdiste këngëtarja ka marr një dërgesë me kokaine, por, më vonë, ajo është dëgjuar duke thënë: ‘Jam e lodhur nga kjo gjë’. Mendohet, sipas dëshmitarëve, se ajo ka dashur të thotë që është lodhur nga kërcënimet për pagesën e borxhit.

Ditën që vdiq Whitney qëndroi e vetme për 45 minuta dhe kjo ka qenë edhe koha kur vrasësi, apo vrasësit,  janë  futur në dhomën e saj dhe ka kryer sulmin. Investiguesi prival Heubl, ka shtuar edhe faktin se në trupin e saj u gjetën edhe shenja dhune të cilat mendohet se mund të jenë shkaktuar nga agresorët.

Zyrtarisht Houston gjeti vdekjen  e mbytur në vaskën e banjës pas një mbidoze droge.

0 comments:

Post a Comment